Paralajmërohet protestë para shtëpisë së deputetit Krsto Mukoski

Maqedonia

Paralajmërohet protestë para shtëpisë së deputetit Krsto Mukoski

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Lëvizja e sapo formuar “Maqedonia bllokon” e cila vjen nga “Maqedonia bojkoton” për sot ka zgjedhur për tubim shtëpinë e deputetit Krsto Mukoski i cili ishte deputet i OBRM-PDUKM-së dhe votoi ndryshimet kushtetuese. Gjatë fundjavës së kaluar lëvizja “Maqedonia bllokon” u formua nga 80 organizata, parti politike dhe shoqata, si pjesë e taktikës të ndalohen ndryshimet kushtetuese të Marrëveshjes së Prespës përmes protestimit para shtëpive të deputetëve.

Nga partia pro ruse “Maqedonia bojkoton” njoftojnë se sonte në ora 19:00 do të mbajnë protezë para shtëpisë së Mukovskit në Vevçani.

“Shtabi i krizës kundër ndryshimit të Kushtetutës, shpërbërjes së Kuvendit dhe caktimin e zgjedhjeve ‘Maqedonia bllokon’, sot, e mërkurë, më 7 nëntor 2018 do të organizojë tubim para shtëpisë së deputetit Krsto Mukoski në Vevçani në ora 19:00”, kumtojnë nga kjo parti.

Mukoski është pjesë e grupit parlamentar të pavarur të OBRM-PDUKM-së dhe ishte shkarkuar nga partia pasi që votoi për ndryshimet kushtetuese më 19 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat