LSDM: Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi dolën në mbrojtje të Nikolla Gruevskit

Maqedonia

LSDM: Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi dolën në mbrojtje të Nikolla Gruevskit

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 13:27
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili gjatë ditës së djeshme theksoi se Nikolla Gruevski është diskriminuar gjatë prcocesit të gjykimit ndaj tij.

Nga LSDM thonë se “Komisioni i partizuar është nën kontroll të OBRM-PDUKM-së dhe kanë keqpërdorur pozitën për t’u vendosur në mbrojtje të krimit të Gruevskit dhe Mickoskit”.

“Njëjtë sikur ushtari antiperëndimor Hristijan Mickoski, në vend që të vendosin në interes të qytetarëve, ky komision i partizuar ka vepruar sipas urdhrave të OBRM-PDUKM-së anti-perëndimore”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, anëtarët e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi janë zgjedhur në janar të vitit 2016 pa praninë e opozitës së atëhershme.

“Personat e afërt me Nikolla Gruevskin, Aleksandar Spasenovski, Aleksandar Dashtevski dhe Toni Naunoski kanë dalur në mbrojtje të tij”, theksojnë nga LSDM.

Ata në fund shtojnë se ky është edhe një konfirmim se reformat në Komisionin për Mbrojtje dhe Diskriminim janë të nevojshme urgjentisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat