Policia shton kontrollet në trafikun rrugor në Tetovë, sanksionohen disa shoferë

Maqedonia

Policia shton kontrollet në trafikun rrugor në Tetovë, sanksionohen disa shoferë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë gjatë ditës së djeshme ke realizuar kontrolle të shtuara në lidhje me zbulimin dhe sanksionimin e kundërvajtjeve në trafik.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, vetëm dje janë zbuluar mbi 90 kundërvajtje, të llojeve të ndryshme në trafikun rrugor.

“Më së shumti, gjegjësisht 27 kundërvajtje kanë qenë për gabim-parkimet, gjithashtu janë evidentuar edhe 6 vetura me regjistrim të skaduar, 3 vozitës që kanë drejtuar automjetin pa leje adekuate për vozitje dhe shkelje tjera”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Ata shtojnë se kundërvajtjet e konstatuara janë rrumbullakësuar me gjithsej 19 fletëpagesa për kundërvajtje, 46 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, si dhe 27 vërejtje me shkrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat