Stoillkovski: Punësimi i nënave të anëtarëve, vlerë e re evropiane

Maqedonia

Stoillkovski: Punësimi i nënave të anëtarëve, vlerë e re evropiane

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 16:16
Naum Stoilkovski

Në konferencë për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoilkovski deklaroi se “OBRM-PDUKM-ja i uron punësimin në Regjistrin qendror në Strumicë, Fanija Kostadinovës, të ëmës së Kostadin Kostadinovit, zëdhënësit të LSDM-së dhe deputetit në Kuvendin e Maqedonisë”.

“Kjo është sukses i madh për Kostadinovit, LSDM-s, dhe qeverisjes qendrore, ku në qeverisjen komunale mori kuadër të ri, të freskët, motivuar, kuadër i arsimuar, për një pagë prej 25.000 denarëve me arsim të mesëm dhe pa asnjë përvojë, ashtu siç është kërkuar nga shpallja publike”, ironizoi Stoillkovski, 

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së shton se në punësimin e nënës së Kostadinovt, nuk kanë pasur ndikim as Kostadinovi as LSDM-ja dhe në këtë mënyrë qeverisja e LSDM-së lufton për administratë profesionale, për departizimin e administratës dhe lufton për transparencë drejt vlerave evropiane.

“Kontribut në evropianizimin e administratës dhanë edhe mbushja e kuadrit të pashmangshëm si vajza e Talat Xhaferit, djalit të Mirosllav Gërçevot, burrit të Magdalena Nestovskës, djalit të Ljubomir Fërcçkovskit”, ironizoi në fund Stoillkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat