Qeveria dhe opozita me qëndrime të kundërta rreth ndryshimeve kushtetuese

Maqedonia

Qeveria dhe opozita me qëndrime të kundërta rreth ndryshimeve kushtetuese

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 09:19
Foto

Me fillimin e seancës të Komisionit për Çështje Kushtetuese ku u debatua për draft-amendamentet filloi edhe faza e dytë e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Seanca e Komisionit kuvendar filloi dje me fjalimin e kryeministrit Zoran Zaev, i cili i sqaroi katër draft-amendamentet, ndërsa vazhdimi i kësaj seance është caktuar sot në ora 11:00, 

Para anëtarëve të Komisionit, kryeministri theksoi se draft-amendamentet e propozuara përputhen me të drejtën ndërkombëtare dhe standardeve ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe në pajtim me interesat e Republikës së Maqedonisë dhe perspektivat e saja në integrimet euro-atlantike. Ai vlerësoi se draft-amendamentet duhet mbështetur nga të gjithë deputetët e Kuvendit.

“Deputetët, me mbështetje të nismës, do të dëshmojnë se janë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë”, tha kryeministri Zaev para Komisionit për Çështje Kushtetuese.

Për opozitën maqedonase ndryshimet kushtetuese sillen pa konsesus, ndërsa deputetët nuk kanë mandat të debatojnë rreth ndryshimeve në Kushtetutë sepse referendumi, sipas tyre ka qenë i pasuksesshëm. E vetmja rrugëdalje nga kjo situatë, sipas OBRM-PDUKMs-ë, është të shkohet në zgjedhje. Një pjesë e tyre thonë se nuk duhet të ndryshohet emri i shtetit në Preambulën e Kushtetutës, ndërsa Ilija Dimovski propozoi plotësimin e draft-amendamenteve ku do të caktohet se deri kur do të vlejnë. Nga OBRM-PDUKM gjithashtu kërkuan që kjo seancë e komisionit të transmetohet drejtpërdrejt.

Shumica kuvendare me qëndrim se zgjidhja e emrit është e mirë dhe se shtesa “veriore” nuk e kërcënon identitetin maqedonas. Marrëveshjen e Prespës e shohin si mundësi që shteti të përafrohet dhe të bëhet pjesë e aleatëve më të fuqishëm.

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa e shohin hapjen e kushtetutës si mundësi e mirë të bisedohet për barabarësinë e gjuhës shqipe me gjuhën maqedonase, gjegjësisht gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në gjithë territorin e shtetit me çka do të mbylleshin të gjithë çështjet e hapura.

Seanca e Komisionit për Çështje Kushtetuese mund të zgjasë 12 ditë, ndërsa seanca plenare tashmë është caktuar për 1 dhjetor. Draft-amendamentet miratohen me shumicë të thjeshtë apo me 61 vota. Pas kësaj, Qeveria i përgatit draft-amendamentet dhe përsëri i dorëzon deri te Kuvendi ku duhet t’i votojë me shumicën prej dy të tretave apo me 80 vota. Për e Preambulës në Kushtetutë, përveç shumicës dy të tretave, është e nevojshme edhe shumica e Bandenterit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat