Taksit e licencuar në Maqedoni do të kenë targa të verdha

Maqedonia

Taksit e licencuar në Maqedoni do të kenë targa të verdha

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Automjetet taksi të lecencuara do t’u vendosen tabela të verdha me çka qytetarët do t’i dallojnë nga transportuesit ilegale dhe të gjithë do të shënohen me afishe ngjitëse për nivelin e ndotjes që e tregon dhe zonën ku mund të lëvizin. Kjo parashihet në Propozim-ligjin për automjete, që sot e paraqitën ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me përfaqësues të Shoqatës së taksistëve.

Qëllimi është të zgjidhet situata në transportin taksi duke hequr shoferët e taksive ilegale dhe duke rritur sigurinë e qytetarëve dhe pjesëmarrësve të trafikut.

Me Propozim-ligjin e ri shfuqizohet ngjitësja gjatë regjistrimit në xhamin e brendshëm të automjetit, e cila kushtonte një euro, por, siç tha Spasovski, nuk kishte rol për këtë shkak patjetër duhet të kontrollohet leja e qarkullimit.

“Me mos ndërmarrjen e masave të përshtatshme gjatë viteve të fundit, në shtet erdhi një situatë ku taksistët ilegal kishin më shumë përparësi se ata me leje. Kjo ishte arsyeja përse ne pjesën më të madhe të qyteteve në Maqedoni rritej numri i taksistëve ilegal në llogari të atyre legal që paguajnë të gjitha kontributet. Nga ana tjetër kontrolli ishte lënë vetëm inspektorëve komunal të komunikacionit. Për këtë shkak me Shoqatën e taksistëve sollëm masa për kontroll më të madh në pjesën e hetimit inspektorial që mund ta kryej edhe policia”, tha Spasovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat