Mickoski: Gjithmonë është mirë që të dëgjohen të dyja palët

Maqedonia

Mickoski: Gjithmonë është mirë që të dëgjohen të dyja palët

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 20:24
Hristijan Mickoski

Gjithmonë është mirë që të dëgjohen të dyja palët, domethënë të shikohen argumentet e të dyja palëve, në mënyrë që unë të shpjegoj qëndrimet e OBRM-PDUKM-së gjatë periudhës së kaluar, ndërsa në të njëjtën kohë t’i bind ata se OBRM-PDUKM asnjëherë në të kaluarën, asnjëherë nuk do të mbështesë kurrë, as nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme apo kërcënime dhe shantazhe, thotë Hristijan Mickoski nga Helsinki në një bisedë telefonike për televizionin “Kanal5”.

Ai gjithashtu tha se ka realizuar takime me disa përfaqësues të lartë të PPE-së dhe liderët e vendeve nga partitë motra.

Mickoski edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e partisë, duke shtuar se edhe pse në Kuvend kanë filluar procedurat për propozim amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit të Republikës së Maqedonisë, OBRM-PDUKM qëndron në qëndrimin se është kundër këtij procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat