Daul: Të gjitha partitë anëtare të PPE-së të respektojnë demokracinë e brendshme dhe lirinë e mendimit - Bota Sot
Daul: Të gjitha partitë anëtare të PPE-së të respektojnë demokracinë e brendshme dhe lirinë e mendimit

Maqedonia

E premte, 16 nëntor 2018

Daul: Të gjitha partitë anëtare të PPE-së të respektojnë demokracinë e brendshme dhe lirinë e mendimit

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 22:58
Joseph Daul

Kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul sot pas mbarimit të Kongresit të PPE-së u takua me ish-zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së, Petar Bogojeskin dhe ish-ministrin Nikolla Todorov dhe deputeten e përjashtuar nga OBRM-PDUKM, Emilia Aleksandrova.

“I kam ftuar për të diskutuar situatën shqetësuese në partinë tonë anëtare, pas sanksioneve të marra kundër kundër atyre që mbështetën fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese dhe të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes së Prespës për të ndryshuar emrin. Të gjitha kërcënimet duhet të ndalen menjëherë.

Edhe pse jam i vetëdijshëm për kufijtë e kësaj marrëveshjeje dhe mënyrën se si është arritur, besoj se është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së aspiratave euroatlantike të popullit në Maqedoni. Më e rëndësishmja, unë kam qenë gjithmonë shumë e qartë për faktin se PPE inkurajon partitë tona anëtare, kur ato janë në opozitë, që të vazhdojnë të luajnë një rol konstruktiv në Kuvend në mënyrë që të mbrojnë vlerat tona dhe të bëjnë qeverinë përgjegjëse për politikat e tyre.

Të gjitha partitë anëtare të PPE-së plotësisht ta zbatojnë demokracinë e brendshme, të respektojnë lirinë e mendimit dhe t’i mbrojnë vlerat dhe principet tona, duke përfshirë një angazhim të fuqishëm proevropian”, thuhet në deklaratën e Daul.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test