KE: Rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit do të jetë 2.1 për qind

Maqedonia

KE: Rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit do të jetë 2.1 për qind

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 09:36
Komisioni Evropian

Komisioni Evropian parashikon që rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit do të jetë 2.1 për qind.

Në raportin që ka përgatitur Komisioni Evropian për ekonomitë e vendeve evropiane, thuhet se në vitin e ardhshëm rritja ekonomike në Maqedoni do të jetë 2.8 për qind, ndërsa në vitin 2020 do të jetë 3.1 për qind,

Në pjesën për Maqedoninë thuhet se ekonomia e vendit varet nga situata politike dhe niveli i investimeve.

“Kyçe për rritjen ekonomike do të jenë investimet dhe masat stimuluese fiskale, që pritet të zbatohen. Gjithashtu pritet rritje të eksportit, rritje të vendeve të punës dhe pagave. Në gjysmën e dytë të vitit është vërejtur përmirësim i tregut dhe punës dhe është rritur shkalla e punësimit”, thuhet në raportin e KE-së.

KE parashikon që shkalla e papunësisë në fund të vitit të jetë 21.3 për qind, në fund të vitit të ardhshëm 20.6, ndërsa në fund të vitit 2021 të jetë 20.1 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat