Prokuroria Speciale futet në kompanitë e biznesmenit Orce Kamçev

Maqedonia

Prokuroria Speciale futet në kompanitë e biznesmenit Orce Kamçev

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 11:34
Orce Kamçev

Prokurorët hetues të Prokurorisë Speciale sot në mëngjes kanë hyrë në zyrat e kompanisë të afaristit të njohur Orce Kamçev.

Sipas sdk.mk, nga ora 06:00 e mëngjesit PSP me urdhër të gjykatës ka kontrolluar objektet e kompanisë “Orka Hollding” në Shkup dhe kompanitë e tjera që janë jashtë kryeqytetit.

Më 29 gusht të vitit 2016 Kamçev ishte thirrur në bisedë nga PSP-ja, Por nga Prokuroria atë kohë nuk shpieguan arsyet dhe rastin për të cilin ishte thirrur në bisedë.

Kamçev në shkurt të vitit 2017 ishte njëri nga pronarët e kompanisë MPM, kompani mediatike e falimentuar e cila është nën hetime të PSP-së si donatori më i madhë i fushatës së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet lokale të vitit 2013 me donacion prej 252.843 eurove.

Emri i tij është gjithashtu i lidhur me kompaninë “Eksiko”, një nga kompanitë më të suksesshme në vend me pronar të panjohur, e cila është regjistruar në të njëjtën adresë në Ollbani të SHBA-ve bashkë me firmën “Finzi”, drejtori i së cilës është Kosta Krpaç i cili bëri vetëvrasje, ndërsa ishte njëri nga dëshmitarët e PSP-së dhe ishte mes 56 të falurve nga presidenti Ivanov.

Nga PSP-ja nuk japin detaje se për çfarë aksioni po bëhet fjalë dhe se çfarë po kërkohet në selinë e biznesmenit Kamçev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat