Ekonomia në Maqedoni pritet të rritet për 2.1%

Maqedonia

Ekonomia në Maqedoni pritet të rritet për 2.1%

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 14:32
Ilustrim

Parashikimi i fundit i Komisionit Evropian për rritjen e ekonomisë në Maqedoni për këtë vit është projektuar në 2.1%. Sa i përket projeksionit nga maji i këtij viti ka rënie prej 1%, kur Brukseli parashikonte rritje prej 3.1%.

Në raportin e vjeshtës mbi ekonomitë e shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate, thuhet se vitin e ardhshëm ekonomia e vendit do të rritet për 2.8% dhe në vitin 2020 rritja do të jetë 3.1%. Rreziqet kryesore vazhdojnë të jenë situata politike, por edhe niveli i investimeve vendase dhe të huaja, por edhe investimet kapitale të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat