Shërbimet e Këshillit nuk po e gjejnë Gruevskin

Maqedonia

Shërbimet e Këshillit nuk po e gjejnë Gruevskin

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 21:42
Nikolla Gruevski

Shërbimet e Këshillit Penal të Maqedonisë, kanë shkuar disa herë sonte në shtëpinë e Nikolla Gruevskit për t’i dorëzuar vendimin që të paraqitet në Burgun e Shutkës, por ai nuk është gjetur në shtëpi.

Siç njofton Alsat, atyre u është thënë se Gruevski nuk ndodhet në shtëpi, ndërkohë që shërbimet përpiqen ta lokalizojnë atë për t’i dorëzuar vendimin e Këshillit.

Shërbimet e Gjykatës kanë njoftuar se do të shkojnë sërish në shtëpinë e tij, deri në ora 24:00 për t’ia dorëzuar vendimin.

Nëse Gruevski nuk gjendet dhe nuk paraqitet në Burgun e Shutkës deri në orën 24:00, Shërbimet e Këshillit do ta presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin. Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat