Bogdanov: OBRM-PDUKM-ja me qëndrime të kundërta nga partitë evropiane - Bota Sot
Bogdanov: OBRM-PDUKM-ja me qëndrime të kundërta nga partitë evropiane

Maqedonia

Bogdanov: OBRM-PDUKM-ja me qëndrime të kundërta nga partitë evropiane

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 23:18
Kostadin Bogdanov

Anëtari i OBRM-PDUKM-së, Kostadin Bogdanov, që u shkarkua nga pozita e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të partisë, në emisionin “360 gradë” i tha arsyet nga tërheqja e partisë.

Ai thotë se me kërkesë të tij është shkarkuar nga kryesia partiake për shkak të qëndrimeve të kundërta mes atij dhe kryesisë aktuale të OBRM-PDUKM-së.

“Kërkova të shkarkohem për arsyet në kohën e fundit OBRM-PDUKM-ja, gjegjësisht kryesia, e përforcoi retorikën që nuk është në një vijë me partitë evropiane popullore, as në vijën e miqve tanë ndërkombëtar”, tha Bogdanov duke shtuar se në OBRM-PDUKM filloi të ndërmerr qëndrime të kundërta, në drejtim tjetër, që nuk mund të pajtohesha.

Ndërkaq, Kostadin Bogdanovi ishte ndër anëtarët e parë të OBRM-PDUKM-së që u deklarua se do të votojë në referendumin e 30 shtatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test