OBRM-PDUKM: Gruevski nuk ka bërë asnjë krim, gjykatat janë të politizuara

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Gruevski nuk ka bërë asnjë krim, gjykatat janë të politizuara

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 11:05
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM këtë mëngjes komenton se gjyqësori vepron nën diktimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Zoran Zaev. Partia më e madhe e opozitës, nëpërmjet një deklarate, vlerëson se kryeministri Nikolla Gruevski është viktimë e persekutimit politik dhe ndjekjes, siç thonë ata, nga pushteti jopopullor dhe kriminal që e udhëheq ndaj tij nëpërmjet partisë dhe gjyqësorit klientelist dhe prokurorisë.

“Ish-kryeministri Gruevski nuk ka kryer asnjë vepër penale. I faluri Zaev pretendon se ka vjedhur miliarda, ndërsa “Gjyqësori Kacarska” e tij e dënon sepse ka hipur disa herë në veturën e tij zyrtare, e cila ende përdoret nga pushteti kriminal. Këshilli Penal edhe njëherë vërtetoi se gjyqësori në Republikën e Maqedonisë është i politizuar dhe i shërben për persekutim politik e të gjithë atyre që u kundërvihen politikave antishtetërore të Zoran Zaevit. Demokracia dhe proceset demokratike në vend, janë një mendim abstrakt”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Opozita shton se gjyqësori është politizuar dhe nuk përdor prova dhe argumente.

Sipas OBRM-PDUKM-së, persekutimi politik dhe padrejtësia e kryer përmes institucioneve, hapet terren i pastër për Zoran Zaevin për shitjen e interesave shtetërore dhe kombëtare. Ndërkohë që institucionet po punojnë verbërisht në shërbimin e Zaevit dhe po mbrojnë krimin e tij, Republika e Maqedonisë po zhytet edhe më shumë, qytetarët po varfërohen dhe po shitet gjithçka që është maqedonase, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat