Zakharieva: Kemi dorëzuar 30 faqe me vërejtje nga lënda e historisë

Maqedonia

Zakharieva: Kemi dorëzuar 30 faqe me vërejtje nga lënda e historisë

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 14:42
Ekaterina Zakharieva

Zv. kryeministrja e Bullgarisë dhe ministrja e Jashtme, Ekaterina Zakharieva thotë se Bullgaria ka dorëzuar mbi 30 faqe me vërejtje mbi librat nga lënda e historisë së Maqedonisë.

Po rishikohen tekstet e historisë në të dyja vendet, është bërë një rishikim i teksteve shkollore nga klasa e gjashtë deri në klasën e shtatë në Maqedoni, dhe për ta janë dorëzuar mbi 30 faqe vërejtjesh.

Zakharieva tha se Komisioni i Përbashkët mbi Çështjet Historike dhe Arsimore të krijuara sipas marrëveshjes për fqinjësi të në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë kishte pasur tashmë dy takime dhe i treti duhet të mbahet këtë muaj.

Përfaqësuesit bullgarë nga komisioni kanë vërejtur probleme serioze rreth përmbajtjeve të teksteve shkollore.

Për Bullgarinë, thotë Zakharieva, është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje e përbashkët për ngjarje e përbashkëta historike, figurave historike, ku duhet që së bashku të marrim pjesë.

Zakharieva tha se pritjet nga puna e komisionit janë shumë të larta.

Anëtarët e komisionit të përbashkët e kanë vërtetuar më metodologjinë e punës, ndërsa janë dakorduar që të mbahen sipas principit të ndërsjellë, njëherë në Bullgari dhe njëherë në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat