Propozohen ndryshime në ligjin për automjete në Maqedoni

Maqedonia

Propozohen ndryshime në ligjin për automjete në Maqedoni

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 16:12
Jani Makraduli

Pullat ngjitëse prej tre ngjyrave, të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër janë masat e reja për ndotjen e ajrit, me çka shpenzimet e ngjitësve do të jenë të qytetarëve me çka do të mund t’i marrin menjëherë pasi të miratohet ligji, tha sot zv. ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor, Jani Makraduli.

“E gjelbërta ka të bëjë për hibrid, elektrike dhe automjetet që kanë EURO 5, 6 standarde si dhe Euro 4 dhe pajisje për të naftës të lëngshme dhe të gazit natyror, këto do të jenë të lira të lëvizin në çdo kohë pa marr parasysh dhe sa është ndotja e ajrit. Pulla ngjitëse e verdhë vlen për automjete me standard Euro 4, 3, 2 të pajisur me komponent ekologjik dhe ata do të kenë lëvizje të kufizuar në ditët kur do të ketë shtimë të substancave që ndotin ajrin. E treta, pulla ngjitëse e kuqe është për automjetet me standard Euro 2 dhe ndër këtë, për të cilët do të ketë lëvizje të kufizuar në ditët kur ndotja e ajrit do të jetë në nivel të lartë”, tha Makraduli.

Ai shtoi se ngjitëset e këtilla do të përcaktohet nga një shërbim teknik i autorizuar, e cila nëse vërteton se është punuar në kundërshtim me ligjin për ato që shpërndajnë pulla ngjitëse, do të ketë sanksione dhe dënime, mirëpo dënime do të ketë edhe për vozitësit të cilët vozisin veturën me ngjitësen për të cilën është ndaluar të vozitet për atë ditë.

Qeveria po shikon mënyrën për përcaktimin e subvencioneve për blerjen e automjeteve elektrike dhe hibride, për të cilat do të ndahen 3.000 euro për vetura hibrid dhe 5.000 euro për një vetura elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat