OBRM-PDUKM: Shkupi që disa ditë është ndër 10 vendet më të ndotura në botë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Shkupi që disa ditë është ndër 10 vendet më të ndotura në botë

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Sot deputetja e OBRM-PDUKM-së, Irena Popova ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Shkupit Peter Shilegov, për mos marrjen e masave për parandalimin e ndotjes së ajrit.

Ajo tha Shkupi për disa ditë është ndër 10 qytetet më të ndotura në botë dhe Shilegov nuk bën asgjë për të përmirësuar situatën.

“Gjatë ditës së djeshme, në disa vende në Shkup, janë matur shkallë të mëdha të ndotjes për këtë periudhë të vitit. Stacioni matës tek Rektorati mat nivelin e grimcave PM 10 kancerogjenike në masën 169 mikrogramë, që është tre herë më shumë se sa lejohet, ndërsa stacioni i matës në Qendër tregoi një nivel ndotjeje prej 100 mikrogramë, domethënë dy herë më shumë se sa lejohet”, tha Popova.

Nga atje shtojnë se Shilegov premtoi jetë, ndërsa sollën smog, ajër të ndotur dhe një numër në rritje të grimcave kancerogjene në ajër. Premtimi më i madh elektoral i Shilegovit për të ofruar ajër më të pastër po e realizon, as nuk ndërmerr asgjë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ajrit. Përkundrazi, qeveria qendrore, nga partia e së cilës vjen Shilegovi shkurton buxhetin për mjedisin jetësor, tha Popova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat