Rritet numri i fëmijëve të sëmurë nga diabeti në Maqedoni

Maqedonia

Rritet numri i fëmijëve të sëmurë nga diabeti në Maqedoni

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Rritet numri i fëmijëve me diabet të tip 1 në Maqedoni. Çdo vit, zbulohen rreth 40 raste të reja. Rreth 300 pacientë me diabet regjistrohen në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve. Sipas profesorit Zoran Guçev, shkenca ende nuk ka përgjigje se pse kjo sëmundje po rritet në popullatën më të re. Cilësia e terapisë dhe sistemet e reja të insulinës për matjen e glukozës në gjak brenda 24 orëve janë të nevojshme për të monitoruar gjendjen e fëmijës.

“Shumica e prindërve nuk flenë gjatë natës dhe shkojnë tek fëmijët e tyre për të matur nivelin e sheqerit në gjak. Është me të vërtetë e komplikuar dhe e bën jetën të vështirë. Me sistemet e reja të Ednba-së, jeta e tyre po lehtësohet, dhe nga ana tjetër njerëzit janë më të relaksuar, Guçev, nga Klinika për Sëmundjet Pediatrike.

Ministri Venko Filipçe tha se ishte i njohur me këtë problem të prindërve të fëmijëve me diabet dhe njoftoi se nga viti i ardhshëm do të ofronin sisteme të tilla të reja për matjen e glukozës në gjak.

Për rreth një muaj, njerëzit me diabet në Maqedoni do të marrin terapinë e insulinës nga tenderi i ri dyvjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat