PLD merr pjesë në Kongresin e Liberalëve në Madrid

Maqedonia

PLD merr pjesë në Kongresin e Liberalëve në Madrid

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 18:23
PLD

Delegacioni i PLD-së, i udhëhequr nga kryetari, Goran Milevski, nga 8 nëntori po merr pjesë në Kongresin e 39-të të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve Evropian që po mbahet në Madrid.

Në përbërjen e delegacionit të PLD-së, marrin pjesë edhe nënkryetarët e kësaj partie, Zoran Shapuriq dhe Emil Kirijas.

Në Kongres, ndër të tjera, u diskutua për forcimin e mëtejshëm të vlerave liberale në Evropë dhe për forcimin e politikave ekonomike.

Në fokus ishte përgatitja e Liberaleve Evropiane për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian që do të mbahen në maj të vitit të ardhshëm, ku Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve Evropian pret një rritje të konsiderueshme të numrit të deputetëve të saj dhe kështu një rol shumë më të fortë në hartimin e politikave në Evropë dhe botë.

Në kuadër të kongresit delegacioni i PLD-së realizoi një sërë takimesh në mesin e të cilëve edhe me kryeministrin e Danimarkës, Lars Rasmusen, kryeministrin e Sllovenisë, Marjan Sharec dhe shumë personalitete tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat