Dimitrov: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos shkelim themelet e sundimit të ligjit

Maqedonia

Dimitrov: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos shkelim themelet e sundimit të ligjit

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 19:14
Nikolla Dimitrov

Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka folur rreth marrëveshjes së Prespës, procesin e pajtimit në Maqedoni dhe përsëri me vendosmëri hodhi poshtë hapjen e qendrave për refugjatë në vend, transmeton Deutsche Welle.

“Gjatë krizës së refugjatëve, Maqedonia mbrojti kufijtë e BE-së, dhe ne po vazhdojmë ta bëjmë atë. Por nuk mund t’i kërkoni një vendi që të ndajë barrën, por jo edhe përfitimet. Sapo të bëhemi anëtar i klubit dhe të gëzojmë të drejtën për anëtarësim në BE, me kënaqësi do të ndajmë barrën. Atëherë do të jemi plotësisht në gjendje të zbatojmë politikën e përbashkët të BE-së në këtë fushë”, tha Ministri i Punëve të Jashtme.

Dimitrov theksoi se është tejkaluar edhe pengesa më e madhe, sigurimi i shumicës prej dy të tretash në Kuvend, por që ende ka sfida të mëdha.

“Për rreth dy muaj, kur teksti debatohet dhe vendoset, do të kemi nevojë për një shumicë prej dy të tretash për të ratifikuar ndryshimet. Shumë gjëra mund të ndodhin”, tha Dimitrov.

Lidhur me krijimin e një organi të pajtimit politik, Dimitrov tha se duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos shkelim përgjegjësinë demokratike dhe themelet e sundimit të ligjit, këto janë premtimet kryesore të kësaj qeverie dhe ato janë parakusht për fillimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat