Prilep, padi penale kundër një personi për prodhim të lëndëve narkotike

Maqedonia

Prilep, padi penale kundër një personi për prodhim të lëndëve narkotike

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë thonë se është ngritur padi penale ndaj një personi nga Prilepi për shkak të dyshimit për prodhim dhe shpërndarje të drogave narkotike.

“Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër G.S. (44) nga Prilepi për shkak të dyshimit të prodhimit dhe shpërndarjes së dorgave narkotike substancave psikotrope dhe prekusore.

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur 491 gramë mariuhanë dhe fara nga kanabisi.

Nga ana e gjyqtarit nga procedurat e më hershme në Gjykatën Themelore në Prilep iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat