Kançevska-Milevska: Të mos ndahemi në patriot dhe tradhtarë

Maqedonia

Kançevska-Milevska: Të mos ndahemi në patriot dhe tradhtarë

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 20:32
Elizabeta Kançeska-Milevska

Deputetja e pavarur Elizabeta Kançeska-Milevska i propozon Qeverisë se duhet të përpiqet që  të arrijë një konsensus mbi çështjen e ndryshimit të Kushtetutës.

“Qeveria në këtë periudhë duhet të mundohet që të arrijë një konsensus kombëtar mbi këtë çështje. Nëse dikush mendon se do të marrë pikë politike në këtë proces, do të gënjehet shumë. Nuk duhet të ndahemi në patriot dhe tradhtar. Duhet të gjejmë një modul dhe një mënyrë që vendi të ketë një jetë më të mirë”, tha Kançeska-Milevska.

Ajo iu përgjigj edhe kryeministri Zaev ku tha se do të përpiqet të ketë një ngritje të opozitës dhe qeverisë në atë që, siç tha ajo, të një procesi që do të thotë shërbim për qytetarët, ku shtoi se gjatë gjithë negociatave me Greqinë, ajo e ka informuar opozitën për gjithçka që po ndodhte.

Ndërsa Zaev më herët kishte deklaruar se “është i mirëpritur çdo kapacitet për plotësimin e ndryshimeve. Në ata tashmë janë përfshirë pjesë të bisedimeve me tetë deputetë nga opozita, të cilët mbështetën nevojën për ndryshime kushtetuese për zbatimin e marrëveshjes së Prespës”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat