Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ende nuk është paraqitur në burgun “Shkupi” në Shutkë për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për lëndën “Tanku”, konfirmoi për MIA-n, drejtori Gjoko Kotevski.
Ai thotë se nga burgu sot në mëngjes e kanë njoftuar Gjykatën Penale që Gruevski nuk është paraqitur vullnetarisht në afatin e paraparë ligjor.
Nga Gjykata Penale, megjithatë, thonë se sot po bëhet përpjekje e re t’i dorëzohet vendimi Gruevskit dhe se i mbetet gjykatësit për zbatimin e sanksioneve të vendos për hapat e mëtejshëm.
Pasi Gruevski ta marrë vendimin, duhet menjëherë të paraqitet në burg për vuajtjen e dënimit për “Mercedesin” e blinduar.
Nëse Gjykata konfirmon se Gruevski shmang pranimin e vendimit, do t’i qasemi ose zbatimit të tij ose shpalljes së urdhër-arrestit.
Këshilli Penalë i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 i refuzoi të premten ankesat e Gruevskit dhe avokatëve të tij dhe e konfirmoi vendimin e gjykatësit për zbatimin e sanksioneve me të cilin ish-kryeministri duhet të paraqitet në burg për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për lëndën “Tanku”.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të premten nuk ia mori mandatin e deputetit Gruevskit sepse nuk ka shumicë prej dy të tretave.