LSDM: Gruevski e ka prekur fundit, nuk do të ikë nga përgjegjësia - Bota Sot
LSDM: Gruevski e ka prekur fundit, nuk do të ikë nga përgjegjësia

Maqedonia

LSDM: Gruevski e ka prekur fundit, nuk do të ikë nga përgjegjësia

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 09:49
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se Gruevski e ka prekur fundin dhe se nuk do të ikë nga përgjegjësia.

Nga kjo parti thonë se kryetari i OBRM-PDUKM-së Hritijan Mickoski dhe sekretari i përgjithshëm Igor Janushev, kanë ofenduar rëndë qytetarët, 

“Për udhëheqësinë e OBRM-PDUKM-së gazetarët dhe opinioni janë “zagarë medial” vetëm për shkak se pyesin ku është Nikolla Gruevski, pse fshihet dhe a ka turp? Në vend që t’i ofendojë gazetarët, Mickoski të tregojë nëse Gruevski duhet të përgjigjet për krimet që ka bërë?”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se me veprimet e tij, Gruevski para opinionit e paraqet veten si patriot i rrejshëm dhe kriminel që fshihet nga drejtësia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...