OBRM-PDUKM: Prej kur LSDM është në pushtet, nëntë vrasje nuk janë zbardhur - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Prej kur LSDM është në pushtet, nëntë vrasje nuk janë zbardhur

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Prej kur LSDM është në pushtet, nëntë vrasje nuk janë zbardhur

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 10:45
OBRM-PDUKM

Partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se ata janë cak i përndjekjeve politike nga ana e pushtetit, i cili sipas tyre, në mënyrë të rrejshme paraqitet si proevropian.

“Zoran Zaev dhe LSDM dje tentuan ta vrasin demokracinë dhe mendimin e lirë. Pushteti tregoi brutalitet policor dhe dhunë nga frika për dështimet e tyre. Derisa vrasësi i Martin Janusev edhe pas një viti është në liri dhe vrasësi i Nikolla Sazdovskit akoma nuk është gjetur dhe askush nuk i kërkon, pushteti merret me montime politike”, thonë nga OBRM-PDUKM, 

Ata shtojnë se prej kur LSDM është në pushtet gjithsej 9 raste të vrasjeve janë të pazbardhura dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Sipas partisë opozitare, LSDM-ja shfrytëzon pushtetin për përndjekje politike të Nikolla Gruevskit dhe presion kundër OBRM-PDUKM-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test