Vozitja e shpejtë, shkaktari kryesor për vdekjet gjatë aksidenteve në Maqedoni

Maqedonia

Vozitja e shpejtë, shkaktari kryesor për vdekjet gjatë aksidenteve në Maqedoni

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Vozitja e shpejtë është shkaktari numër një për fatkeqësitë në aksidentet e komunikacionit. Këshilli republikan për siguri në rrugë (KRSRr) informon se vitin e kaluar në Maqedoni 72 persona, gjegjësisht 46 për qind nga numri i përgjithshëm i personave të vdekur, kanë humbur jetën si pasojë e vozitjes së shpejtë,

Në vitin 2017 më shumë se gjysma e personave të vdekur në aksidentet në Evropë, kanë pësuar për shkak të vozitjes së shpejtë. Disa për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ndërsa disa të tjerë për shkak të injorimit të rrezikut.

KRSRr i këshillon shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat në komunikacion.

Shpejtësia e lëvizjes në rrugët e Maqedonisë është e kufizuar varësisht nga kushtet e rrugës dhe e njëjta është e shënuar me shenjë adekuate. Gjobat për mosrespektimin e obligimeve në komunikacion janë deri 400 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat