Përgjimet për ngjarjet në Kuvend, një shqiptar ka spiunuar te Gruevski

Maqedonia

Përgjimet për ngjarjet në Kuvend, një shqiptar ka spiunuar te Gruevski

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:07
Foto

Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore për të akuzuarit e ngjarjeve të 27 prillit të vitit të kaluar ku u pushtua Kuvendi i Maqedonisë nga militantët e partisë së Gruevskit. Në këtë ngjarje u dhunuan deputetët e LSDM-së dhe ata shqiptarë. Madje deputeti Sela për mrekulli i shpëtoi vdekjes.

Në porositë e gjetura nga ekspertiza e telefonit celular të ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, është gjetur bisedë në Viber ku lideri i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me 26 prill 2017, një ditë para “të enjtes së përgjakshme” i dërgon porosi të Veljanovskit që e ka pranuar nga ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, ku e njofton se ka marrë informatë nga një koleg shqiptar se po përgatitet votimi për kryetarin e Kuvendit.

“Nga Çavkov: Mirëmëngjesi drejtor, t’ju njoftoj se për momentin kam marr informatë nga një koleg shqiptar se sot rreth orës 13:30 planifikohet diçka nga ana tjetër të bëhet në Kuvend. Nuk kam informata më konkrete, nëse kam do ju kërkoj”, i ka shkruar Gruevski ish-kryetarit të Kuvendit Veljanovskit duke ia përcjellë porosinë e Çavkovit, i cili është një nga të akuzuarit për sulmin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27 prill të vitit të kaluar.

Në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit janë duke u lexuar porosi nga telefoni i Veljanovskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat