PSP: Janakieski dhe Bozhinovski ishin përgatitur për t’u arratisur - Bota Sot
PSP: Janakieski dhe Bozhinovski ishin përgatitur për t’u arratisur

Maqedonia

PSP: Janakieski dhe Bozhinovski ishin përgatitur për t’u arratisur

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:58
Mile Janakieski

“Paraburgimi për të akuzuarit në rastin “Titanik” Mile Janakieski dhe Kirill Bozhinovski është kërkuar, pasi gjatë ditës së djeshme Prokuroria Speciale ka marrë informacione se ata janë përgatitur për të ikur në të njëjtën mënyrë sikur Nikolla Gruevski”.

Këtë e deklaroi sot para gjykatës prokurorja speciale Lile Stefanova, para fillimit të seancës gjyqësore për rastin “Titanik”.

Ajo tha se për Gruevskin do të kërkojnë nga gjykata që të gjykohet në mungesë, pasi ai është në mesin e të akuzuarve në rastin “Titanik”.

Ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë së kaluar Kirill Bozhinovski mbrëmë u arrestuan dhe u transferuan në burgun e Shkupit, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake ju shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test