Gruevskit nuk do t’i merret mandati edhe për 6 muaj

Maqedonia

Gruevskit nuk do t’i merret mandati edhe për 6 muaj

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 12:44
Nikolla Gruevski

Në koordinim e deputetëve me kreun e Kuvendit, Talat Xheferi është biseduar për mandatin e deputetit Nikolla Gruevski.

Alsat M nga burime brenda kabinetit të Xhaferit mëson se mandati nuk do t’i merret Gruevskit pa u arritur kushti i paraparë me rregullore: mungesë e paarsyeshme për 6 muaj në bankat e Kuvendit.

Burimet shtojnë se për çdo ditë që mungon pa arsye, rroga e Gruevskit do të zvogëlohet për 5 për qind dhe për 3 mungesa pa arsye për një muaj rroga e tij do të jetë për 15 për qind më e vogël se e deputetëve të tjerë.

Këto informacione pritet t’i konfirmojë edhe zyrtarisht kabineti i Xhaferit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat