Seancë gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Seancë gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 09:05
Foto

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa në seancën e kaluar u lexuan SMS porositë nga celulari i kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanoski, përcjell 

Ndërsa në seancat e mëparshme janë shikuar inçizime nga kamerat e sigurisë në Kuvend, para zyrës së Veljanoskit dhe kamerat tjera në korridor.

Këshilli gjyqësor javën e kaluar vendosi ta ndajë procedurën për të akuzuarin Sasho Markovski, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore nuk do të mund të paraqitet në gjykim.

Përndryshe, për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 të tjerët për veprën “nxitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat