Maqedonia do të tentojë ta ekstradojë Gruevskin

Maqedonia

Maqedonia do të tentojë ta ekstradojë Gruevskin

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 09:31
Nikola Gruevski

Maqedonia do të kërkojë ta ekstradojë ish-kryeministrin Gruevski. Po përgatiten procedurat për ekstradimin e Gruevskit pas ikjes së tij në shtetin hungarez.

Mbrëmë nga Ministria e Drejtësisë informuan se deri te ato ka arritur njoftim nga Ministria e Punëve të mbrëmshme, ku tregojet qartë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ndodhet në Hungari.

Nga ku theksojnë se janë marrë masat e duhura për përgatitjen e dokumentacionit të plotë ku do të kërkohet ekstradimi i tij. Për ekstradim nevojiten nga Gjyqi vendim i plotfuqishëm si dhe pjesë nga Kodi Penal ku përshkruhet vepra për të cilën akuzohet i kërkuari

Kryeministri Zoran Zaev është optimist dhe pret bashkëpunim bilateral nga shteti hungarez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat