Boshnjakovski: Po hetohet përfshirja e policisë në arratisjen e Gruevskit

Maqedonia

Boshnjakovski: Po hetohet përfshirja e policisë në arratisjen e Gruevskit

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 13:48
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Mile Boshnjakovski

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Mile Boshnjakovski, sot në konferencë për shtyp tha se Ministria e Punëve të Brendshme do të hetojë nëse përfaqësues të saj kanë qenë të përfshirë në arratisjen e Gruevskit.

“Kontrolli i brendshëm i MPB-së ka filluar hetimet për involvimin edhe të përfaqësuesve të MPB-së në arratisjen e Gruesvkit. Pas përfundimti të këtyre procedurave MPB do të den me sqarime në opinion”, tha Boshnjakovksi,.

Ai gjithashtu informoi se procesi për ekstradimin e ish-kryeministrit ka filluar, duke shtuar se bëhet fjalë për dokument me rreth 400 faqe.

“Ministria e Drejtësisë po grumbullon dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentacioni do të kompletohet do të përkthehet dhe do të dërgohet tek institucionet përkatëse të Hungarisë”, tha Boshnjakovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat