Departamenti i Shtetit: Gruevski duhet të vuajë dënimin e tij me burg në Maqedoni

Maqedonia

Departamenti i Shtetit: Gruevski duhet të vuajë dënimin e tij me burg në Maqedoni

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 14:04
Departamenti i Shtetit të SHBA

SHBA besojnë se ish kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari, duhet të vuajë dënimin e tij me burg në vendin e tij, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA për Politico.eu.

“Ne konsiderojmë se procedurat gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë dhe Nikola Gruevski duhet të dalë para drejtësisë, thotë përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit.

Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për shpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg.

Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat