“Dhuna në Qendër”: Gruevski do të gjykohet në mungesë, i caktohet edhe masa e paraburgimit

Maqedonia

“Dhuna në Qendër”: Gruevski do të gjykohet në mungesë, i caktohet edhe masa e paraburgimit

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Gjykata Themelore Shkupi 1, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publik sot vendosi që të akuzuarin Nikolla Gruevski, i cili është arratisje në Hungari, të gjykohet në mungesë.

Prokurorja Speciale Fatime Fetai, tha se pasi në gjitha lëndën ku është i akuzuar Gruevski i është e caktuar masa e paraburgimit, është e nevojshme që e njëjta masë t’i caktohet edhe për rastin “Dhuna në Qendër”.

Avokati i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Dimitar Dangov tha se kjo kërkesë e prokurorisë është e pabazë dhe kërkoi që në vend të gjykimit në mungesë për Gruevskin, në këtë rast, të ndahet procedura.

Ndërsa kjo kërkesë e avokatit Dangov u refuzua nga gjykata dhe u vendos që Gruevski të gjykohet në mungesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat