Profesori nga Maqedonia tregon kush ia mundësoi ikjen Gruevskit

Maqedonia

Profesori nga Maqedonia tregon kush ia mundësoi ikjen Gruevskit

Nga: D.B Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 14:59
Nikola Gruevski

Në Maqedoni  ka spekulime të ndryshme  për mënyrën se si është arratisur ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në drejtim të Hungarisë aty edhe ku thuhet se kërkoi azil.

Mediat maqedonase raportojnë se Gruevski ka qenë i maskuar si grua, duke përdorur kështu pasaportë bullgare, ndërsa arratisjen drejt Hungarisë e ka bërë përmes një makine diplomatike të shtetit ku kërkoi strehim për arsye sigurie.

Lidhur me arratisjen e Gruevskit, njohësi i çështjeve politike në Maqedoni, profesor Sulejman Mehazi, ka thënë se tashmë kanë vërshuar një varg pyetjesh rreth asaj, se ka ikur kështu Gruevski, si është larguar, në këmbë apo me makinë, dhe se si është veshur si femër, apo si grua, se iku nga Shqipëria apo?

Sipas tij,  edhe pse të gjitha mediat thonë kështu, këto fjalë nuk janë asgjë tjetër përveç se spekulime të pa dobishme, për të mbushur ditët me gënjeshtra dhe humbje kohe.

Image
Sulejman Mehazi

“E vërteta e së vërtetës është se ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, u largua lehtësisht, qejfërisht pa pengesa e pa frikë në Hungari. S'është me rëndësi mënyra e largimit të Gruevskit, por me rëndësi është kush ishte ai, apo cilët ishin ata që ia mundësuar ikjen e Gruevskit nga policia maqedonase? Mos vallë kushti i ikjes së tij ishin 8 deputetet e VMRO-se që votuan pro Marrëveshjes me Greqinë? Apo mos ishte marrëveshje e fshehtë e Zaevit me Gruevskin? I pari e kushtëzon të dytin për të siguruar 80 vota pro marrëveshjes së Prespes, kurse i dyti, Gruevski, e kushtëzon me largimin e tij për të ikur e shpëtuar nga burgu”, është shprehur Mehazi.

“Vet Ministri i Punëve të Brendshme , Oliver Spasovski, me deklaratat e tij jo bindëse e qesharake se: "Policia ishte në shtëpinë e Gruevskit, se ishte gruaja e tij, e ai jo, se ka ikur në këmbë" etj na detyron të dyshojmë dhe të  besojmë se këtë luks të bukur spektakulare të ikjes në Hungari ia kanë mundësuar vet policia së bashku me qeverinë e Zaevit në bashkëpunim me Ambasadat e Hungarisë, Serbisë pse jo edhe të Shqipërisë. Dihet dhe është normale, që qeveritë e kriminalizuara dhe të korruptuara ju ndihmojnë kriminelëve dhe të korruptuarve çdo herë”, ka thënë profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat