Nesër protesta në Shkup për shkak të ndotjes së ajrit - Bota Sot
Nesër protesta në Shkup për shkak të ndotjes së ajrit

Maqedonia

Nesër protesta në Shkup për shkak të ndotjes së ajrit

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:27
Ilustrim

Nesër në orën 12:00 para Inspektoratit të Bashkisë së Shkupit qytetarët me moton “Është koha për ajër të pastër” do të protestojnë kundër ndotjes së ajrit. Kërkesat e tyre janë që të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi.

Organizatorët ju bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin në protesta, duke shtuar se ato nuk organizohen nga asnjë parti politike.

“Të ngrihemi për ajër të pastër. Për ne, për ty, për mua, për shtëpitë tona, për fëmijët tanë. Protesta nuk është e organizuar nga partitë. Është e oganizuar nga unë, nga ti, nga gjithë ne”, thonë organizatorët në rrjetet sociale.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme zv.ministri i Mjedisit Jetësor Jani Makraduli, njoftoi se qeveria ka rritur buxhetin për problemin e ndotjes së ajrit dhe theksoi se për qeverinë do të jetë prioritet ky problem.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...