Dimitrov: Toleranca është pjesë e kulturës tonë kolektive

Maqedonia

Dimitrov: Toleranca është pjesë e kulturës tonë kolektive

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:43
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët ku flitej për “gjuhën e urrejtjes”, në kuadër të Ditës ndërkombëtare të tolerancës.

“Ne, në kulturën tonë kolektive kemi traditë të tolerancës dhe pranim të dallimeve. Por, kjo duhet vazhdimisht të mirëmbahet dhe të kushtohet vëmendje sfidave. Më pastaj të merret parasysh se edhe toleranca e madhe çon në kërcënimin e vet tolerancës dhe se liria e shprehjes nuk e bën gjuhën e urrejtjes të lejuar në një shoqëri demokratike”, theksoi Dimitrov.

Përndryshe, 16 nëntori është shpallur si Ditë ndërkombëtare e tolerancës me rezolutën e Kommbeve të Bashkuara në vitin 1996.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat