Gjykata e Shkupit: Nga e mori të drejtën Ivanovi të përzihet në punën e gjyqësorit?

Maqedonia

Gjykata e Shkupit: Nga e mori të drejtën Ivanovi të përzihet në punën e gjyqësorit?

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 18:41
Gjorge Ivanov

Gjykata themelore Shkupi 1 kumtoi se nuk mund ta kuptojë ndryshe përveç si tentim për përzierje indirekte në pavarësinë e gjyqësisë, kërkesën e Kabinetit të presidentit Gjorge Ivanov deri tek kjo Gjykatë që t’i dorëzojë shënime zyrtare nga MPB – DSK të cilët janë pjesë e lëndës së regjistruar gjyqësore.

Në këtë kuptim, Gjykata themelore Shkupi 1 sot, siç informoi, deri tek Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë ka dorëzuar njoftim me të cilin kërkon që gjykata të njoftohet nëse kërkesa është personalisht nga presidenti ose nga një person tjetër në Kabinetin e presidentit të RM-së i cili është nënshkruar në kërkesë.

“Njëherit është theksuar edhe nevoja që të sqarohet për cilat arsye kërkohet në kontroll shënimi zyrtar dhe prej ku presidenti i Republikës së Maqedonisë e nxjerr kompetencën të kërkojë kontroll në dëshmi gjyqësore edhe atë në fazë të veprimit sipas aktvendimit të parashtruar dhe masa të përcaktuara për sigurimin e pranisë. Për gjykatën është me rëndësi të sigurohet dhe theksohet pavarësia në veprimin gjyqësor dhe mos përzierja në vendimet gjyqësore”, shkruan në kumtesën e Gjykatës themelore Shkupi 1.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë Kiril Bozhinovski dhe ish-ministri i Transportit Mile Janakieski, të cilët po gjykohen për disa lëndë të Prokurorisë Speciale Publike, u paraburgosën menjëherë pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Në publik dolën informata se Bozhinovski dhe Janakieski janë takuar me Ivanovin dhe kanë kërkuar nga ai që t'i amnistojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat