LSDM: Me propozim buxhetin e vitit 2019-të sigurojmë rritjen e pagave dhe uljen e papunësisë

Maqedonia

LSDM: Me propozim buxhetin e vitit 2019-të sigurojmë rritjen e pagave dhe uljen e papunësisë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 13:11
Ilustrim

Me buxhetin e vitit 2019-të të përgatitur nga qeveria e LSDM-së, ne sigurojmë më shumë para për qytetarët, rritje ekonomike, paga më të larta dhe jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pagat do të rriten në të gjithë sektorët. Në arsim, shëndetësi, gjyqësi, polici, çerdhe dhe administratën publike parashikohet rritja e pagave prej pesë për qind, ndërsa mjekët specialist do të marrin paga në rritje prej 10 për qind. Në vitin 2019, rritja e prodhimit të brendshëm bruto pritet të përshpejtohet në 3.2%, ku kontributi pozitiv në rritjen ekonomike pritet të ketë kërkesat e brendshme, eksportet dhe investimet kapitale”, thuhet në deklaratë.

Nga LSDM shtojnë se papunësia do të ulet përmes paketës së masave aktive për punësim me vlerë 1.1 miliardë denarë, që është historikisht shuma më e lartë, e cila pritet të ulë nivelin e papunësisë në rreth 20 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat