Mediat bullgare thonë që Gruevski është larguar nga Hungaria - Bota Sot
Mediat bullgare thonë që Gruevski është larguar nga Hungaria

Maqedonia

Mediat bullgare thonë që Gruevski është larguar nga Hungaria

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 16:32
Nikolla Gruevski

Sipas agjencisë së medieve bullgare “Fokus”, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili mendohej që ende është në Hungari, ka ndërruar vendndodhjen, raportojnë mediat në Maqedoni.

Për gazetën, informacionin e ka bërë të ditur një funksionarë i lartë i VMRO-DPMNE-së, me çka si destinacion të radhës e ka theksuar Rusinë dhe Turqinë.

Ndërkaq dje mediat hungareze thanë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Qeveria e Hungarisë, përmes një kumtese i ka hedhur poshtë të gjitha informacionet, se gjoja i ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për tu arratisur nga Maqedonia. Në kumtesë, qeveria hungareze nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me informacionet ku thuhet se diplomatët hungarez i kanë ndihmuar Gruevskit, që të kalojë nëpër tre shtete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test