Carovska: Për mbështetjen e punësimit janë siguruar 1.1 miliardë denarë

Maqedonia

Carovska: Për mbështetjen e punësimit janë siguruar 1.1 miliardë denarë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 17:02
Pamje nga konferenca

Qeveria në propozim buxhetin e ardhshëm ka ndarë 1.1 miliardë denarë për rritjen e punësimit dhe mbështetjes së punësimit në vend, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në konferencën e sotme për shtyp në Veles.

Ajo tha se është duke u përgatitur 91 për qind e planit operativ për vitin e ardhshëm, i cili drejtohet së bashku nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me Agjencinë e Punësimit, Fondin e Inovacionit, Odat Ekonomike dhe zyra e zv. kryeministrit për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushe.

“Ne po përpiqemi të krijojmë një plan që mund të rrisë punësimin e qytetarëve dhe në anën tjetër të ndihmojë sektorin e biznesit që të ketë një absorbim më të madh të atyre që do të jenë të përgatitur për t’u punësuar në kompanitë e tyre. E gjithë kjo është sepse lidhja e ofertës dhe kërkesës në tregun e punës është identifikuar si problemi më i madh në dy vitet e fundit. Si një qeveri ne duam ta kapërcejmë këtë dhe me të vërtetë të ofrojmë atë që i duhet shoqërisë, për të arritur rritje dhe zhvillim më të madh ekonomik”, theksoi Carovska.

Ajo sqaroi se plani ishte i shkëlqyeshëm vitin e kaluar, ndërsa për vitin e ardhshëm do të krijohen masa që do të jenë inovative dhe do të kenë efekt të drejtpërdrejtë në mundësinë që kompanitë të absorbojnë ata që po përgatiten për tregun e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat