Jovanovska: Ka mjete për trajnimin e personave të papunësuar për patentat e vozitjes për kategoritë B,C dhe D

Maqedonia

Jovanovska: Ka mjete për trajnimin e personave të papunësuar për patentat e vozitjes për kategoritë B,C dhe D

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Janë siguruar mjetet për trajnim të personave të pa punë për marrjen e patentë shoferit të kategorisë B, C, D, por pritet vendimi i gjykatës, deklaroi sot drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska, duke u përgjigjur në pytjen e gazetarëve gjatë vizitës në Veles.

“Në pjesën e trajnimit për kategorinë B, C dhe D ne jemi humbur në labirintin e proceseve gjyqësore. Gjegjësisht, pas përzgjedhjes së një operatori ekonomik, i cili duhej të zhvillonte këto trajnime, është parashtruar ankesë në Komisionin e shkallës së dytë për blerje publike. Pas vendimit të Komisionit të shkallës së sytë, operatorët ekonomik shfrytëzuan të drejtën për të ngritur padi në Gjykatën Administrative dhe për të apeluar në Gjykatën Administrative të shkallës së sytë. Aktualisht, rasti është në Gjykatën Administrative të shkallës së sytë dhe ne presim vendimin”, thekson Jovanovska.

Ajo shtoi se pas marrjes së vendimit do të marrin hapat tjerë të mëtejshëm, ose do ta anulojnë tenderin dhe të zgjedhin një operator të ri ose do të vazhdohet me të njëjtin operator.

Ajo njofton se në vitin 2019 me kërkesë të personave të papunësuar, përveç trajnimeve të deri të tanishme për IT, për herë të parë do të kryejë stërvitje të avancuar në aftësitë për IT dhe diploma të avancuara në gjuhët e huaj, si dhe trajnime të tjera me interes./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat