“Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni nuk i rrezikon të drejtat e bashkësive etnike”

Maqedonia

“Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni nuk i rrezikon të drejtat e bashkësive etnike”

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Etnia, feja dhe gjuha amtare konsiderohen për karakteristika etnokulturore dhe nuk janë të detyrueshme në pyetësorin e regjistrimit.

Enti i Statistikave, i cili ka filluar me përgatitjen e regjistrimit për në vitin 2020 dhe ekspertët, pranojnë rekomandime të tilla ndërkombëtare. Për të shmangur politizimin si në vitin 2011, nuk do të pyetet për përkatësinë etnike, e cila nuk është bazë për planifikimin e statistikave, thotë Donço Gerasimovski, i cili personalisht mori pjesë në zbatimin e pesë regjistrimeve, njofton televizioni “Telma”.

Profesori i Universitetit të Tetovës, Mersim Maksuti, dyshon se po bëhet politizimi dhe rrethanat specifike në vendin tonë nuk merren parasysh.

Në Entin për Statistika besojnë se të drejtat e bashkësive etnike të fituara në bazë të përfaqësimit nuk janë fare në rrezik. Për Gerasimovskin, më e rëndësishme është respektimi i rekomandimeve, me të cilat një person mund të regjistrohet vetëm një herë. Kjo është arsyeja pse njerëzit që jetojnë këtu më shumë se një vit do të anketohen. Ata që janë jashtë vendit mbi 12 muaj do të gjejnë veten në regjistrimet e vendeve të tjera.

Për herë të fundit në Maqedoni regjistrimi i popullsisë është bërë në vitin 2002 edhe pse Kombet e Bashkuara sugjerojnë që kjo të bëhet çdo dhjetë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat