“Me marrëveshjen e Prespës ekzistojnë parakushte për të dalur nga qorrsokaku” - Bota Sot
“Me marrëveshjen e Prespës ekzistojnë parakushte për të dalur nga qorrsokaku”

Maqedonia

“Me marrëveshjen e Prespës ekzistojnë parakushte për të dalur nga qorrsokaku”

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 12:01
Foto ilustruse

Me Marrëveshjen e Prespës ekzistojnë parakushte që të dalim nga qorrsokaku në dobi të Ballkanit dhe të dy vendeve, thotë ministri alternativ i Mbrojtjes të Greqisë, Panagiotis Rigas në intervistën për gazetën greke “Dokumento”.

“Bëhet fjalë për një problem shumëvjeçar që aspak nuk e krijuam ne. Qeveritë paraprake kanë investuar në nacionalizmin ekstrem dhe jo në patriotizëm, duke e çuar situatën në një qorrsokak”, thotë Rigas duke shtuar se sot ekzistojnë parakushte që të dilet nga qorrsokaku në dobi të Ballkanit, të Greqisë dhe të IRJM-së.

“Në këto korniza, si vendet e Evropës ashtu edhe SHBA-ja dëshirojnë që të zgjidhjet kjo çështje konkrete sepse e kuptojnë se Ballkanin nuk i nevojiten më probleme të reja”, thotë ai duke theksuar se gjërat që duhet ta interesojnë Greqinë kanë të bëjnë me Turqinë.

Ministri alternativ i Mbrojtjes në Greqi në intervistë flet edhe për dialogun strategjik në një nivel të lartë midis SHBA-së dhe Greqisë, që muajin e ardhshëm do të mbahet në Washington, ndërsa ka të bëjë me zgjerimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha fushat.

Rigas zbulon se një pjesë e këtij dialogu strategjik janë edhe “çështjet ekonomike dhe energjetike me kriter kryesor zhvillimin e Ballkanit”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test