Ndërtimtaria në Maqedoni përballet me mungesë kuadri

Maqedonia

Ndërtimtaria në Maqedoni përballet me mungesë kuadri

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Mungesa më e madhe e kuadrit të kualifikuar për momentin është në sektorin e ndërtimtarisë.

Analiza e Odës ekonomike ka treguar se në mesin e profesioneve më deficitare janë edhe bukëpjekësit, bravarët dhe tornitorët.

Që të përmbushen nevojat e kompanive, kjo shoqatë biznesi punon në projekte që përfshin arsimin joformal.

“Arsimi formal s’mund të ofrojë zgjidhje të shumta. Për këtë, duam përmes këtyre modeleve eksperimentale të dëshmojmë praktika pozitive se mund të kontribuojmë për çdo gjë. Hartojmë praktika më të mira dhe të njëjtat i propozojmë”, tha Boris Trimçev nga Oda Ekonomike.

Projektet janë të financuara nga mjete personale të Odës, por një sasi e tyre janë siguruar edhe nga donatorë të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat