“Gruevski, VIP migranti i Orban-it” - Bota Sot
“Gruevski, VIP migranti i Orban-it”

Maqedonia

“Gruevski, VIP migranti i Orban-it”

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 17:05
Nikolla Gruevski

Në Kuvendin hungarez, opozita shtroi çështjen e kërkesës së azilit të Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrër i Maqedonisë, i cili para disa ditës u arratis nga Maqedonia në drejtim të Budapesit, ku ka kërkuar azil politik.

Opozita ka kërkuar sqarime nga Kryeministri Viktor Orban, ndërsa debati i ashpër ka patur edhe një zhvillim tjetër.

1TV raporton se në dritare të Kuvendit është shpalosur një fotografi e Gruevskit me parullën “VIP Migrant i Orbanit”.

Koalicioni Demokratik ka bërë të ditur për këtë televizion se e ka shpalosur një parullë të tillë me fotografi të azilkërkuesit, Nikolla Gruevski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test