Ndodh edhe kjo

Maqedonia

Ndodh edhe kjo

Nga: Skënder Karaçica Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 17:32
Skënder Karaçica

Zyrtarët politikë shqiptarë me disiplinë të partisë nderojnë shtetin e Maqedonisë

Ministri i Kulturës në qeverinë e Zaevit në Shkup,Asaf Ademi,e paskësh marrë seriozisht që të kryej detyrën (zyrtare)ndaj shtetit të Maqedonisë.Me rastin e 110-vjetorit të përvjetorit të Kongresit të Manastirit(1908)dhe të vizitës së presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në Manastir dhe,krejt në kjo në programin festiv të këtij jubileu të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe simbolika e shqiponjës që tashmë është bërë rregull kombëtare,ministri i kulturës Asaf Ademi u ,,kursye,,(sic!)kësaj radhe dhe nuk e bëri shqiponjën(?!?).

Nëpër këto vite të jetës ,,politike,,shqiptare,na ka rastis të dëgjojmë të lexojmë po nga këta zyrtarë shqiptarë(BDI)që në vend të fjalës (lexo:populli shqiptar në hapësirën etnike në Maqedoni,-nënvizimi im S.K.)të flasin me ,,gjuhën zyrtare,,të shtetit(Lexo:komuniteti shqiptar,nënvizimi im)e jo fjalën populli shqiptar në Maqedoni...?!?

Nuk është i pari e as i fundit ministri i kulturës Asaf Ademi(emri i tij me vë në dilemë prej nga ky emër jo shqip)që na është bërë si ,,modë,,në këtë hapësirë etnike shqiptare me emra të huaj të botës së lindjes.Nejse...kjo mund të jetë çështje e tij përsonale,por me vë në dilemë pse kaq të (disiplinuar)zyrtarët politikë shqiptarë në institucionet qveritare në Shkup,kur e kur,as shqiponjën në një manifestim kulturorë e kombëtar në Manastirin e ABC-së nuk ia bëjnë dy duart e tij(sic!).

Vizita e presidentit shqiptar Ilir Meta bashkë me ministrin e kulturës Asaf Ademi në Manastir kaloi nën hijen e programit sa për të parë nga afër shtëpinë historike ku u mbajt Kongresi i Manasatirit(1908)pa ndonjë mesazh të qartë se kjo shtëpi e ABC-së duhet të vendoset në mbrojtjen e vlerave kombëtare të popullit shqiptar në Ballkan në insitutcionin ndërkombëtar UNESCO!

Ministër i kulturës Asaf Ademi,jeni shqiptar këtë nuk guxon askush të kontestojë,mos hezito me dy duart tuaja mësohu të bësh shqiponjën!

Çikago,19 nëntor 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat