Koçan, Zjarrfikësit parandaluan përhapjen e një zjarri që rrezikoi një depo me gaz

Maqedonia

Koçan, Zjarrfikësit parandaluan përhapjen e një zjarri që rrezikoi një depo me gaz

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Zjarrfikësit e Njësisë territoriale zjarrfikëse të Koçanit kanë arritur që të lokalizojnë një zjarr që do të kishte pasoja të mëdhaja, nëse do të përhapej pranë një stacioni të gazit të rrjedhshëm, në hyrje të këtij qyteti.

Era e fuqishme arriti që ta përhap zjarrin që digjte kashtën, kurse tymi ndikoi edhe në vështirësimin e komunikacionit në magjistralen A3 që lidh Dellçevën e Shtipin.

Ndërhyrja e zjarrfikësve zgjati më shumë se dy orë, ku u angazhuan tetë zjarrfikës dhe dy automjete.

Edhe pse kishte kushte të këqia atmosferike, ata arritën që ta ndalojnë përhapjen e flakëve. Në vendin e ngjarjes do të ketë hetime dhe pas përfundimit do të ngriten edhe paditë e duhura.

Përndryshe, në ditët e fundit zjarrfikësit e Koçanit kanë realizuar mbi 20 ndërhyrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat