Avokati Millanov: Kam komunikuar dy herë me Gruevskin, MPB e ka numrin e tij të telefonit

Maqedonia

Avokati Millanov: Kam komunikuar dy herë me Gruevskin, MPB e ka numrin e tij të telefonit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 21:45
Nikolla Gruevski dhe Avokati Millanov

Njëri nga avokatët e Nikolla Gruevskit, Elenko Millanov ka deklaruar se ka komunikuar me klientin e tij, i cili e ka njoftuar se në çfarë numri telefoni mund ta kontaktojë.

Sipas tij, MPB-ja është në dijeni për këtë gjë dhe se e ka të njëjtin numër komunikimi të Gruevskit.

Millanov sqaron se kominikimi i tij me Gruevskin ka ndodhur natën e 13 nëntorit, në orët e vona, kuptohet pasi që ai njoftoj për vendndodhjen e tij dhe hapin e radhës që do ta ndërmerr.

Avokati sqaron se ka patur edhe një komunikim tjetër me Gruevskin, dhe se për të gjitha këto detaje është i njoftuar këshilli gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat