Në Tetovë OSBE realizoi debat për ekstremizmin e dhunshëm - Bota Sot
Në Tetovë OSBE realizoi debat për ekstremizmin e dhunshëm

Maqedonia

Në Tetovë OSBE realizoi debat për ekstremizmin e dhunshëm

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 22:36
OSBE

Misioni i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Komitetin Nacional për Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE) dhe kundër-Terrorizmit (CT) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) po organizojnë një sërë takimesh me njesi të vetëqeverisjes lokale dhe perfaqësues të sektorit civil, për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Kundervenjen e Ekstremizmit të Dhunshëm (2018-2022) dhe Planin akcional në nivel lokal.

OSBE realizoi diskutimin e rradhës ne Tetovë për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Kundervenjen e Ekstremizmit të Dhunshëm (2018-2022) dhe Planin akcional në nivel lokal. Siç thonë nga OSBE, qëllimi i këtij diskutimi ishte të informojë njësitë përkatëse të vetëqeverisjes lokale mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në nivel lokal.

“Kjo tryeze e rumbullakët është e para nga 10-të tjera të organizuara nga Misioni i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Komitetin nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe kundervajtjen e terrorizmit për të diskutuar implementimin lokal të Strategjisë Kombëtare për Kundërvenjen e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe planit akcional”, tha Eben Friedman- Udhëheqës i Njësisë për Monitorim-OSBE.

Strategjia është publikuar në muajin mars të këtij viti dhe ka kaluar në tre faza; ajo e përpilimit fillestar, konsultimit publik dhe faza përfundimtare e implementimit apo planit akcional.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test